
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite paralajmëroi opozitën se asnjë protestë që do të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin e vendit nuk do të tolerohet, ndërsa lajmëroi edhe për një seri refomash ekonomike.
Disa protesta me karakter ekonomik e politik janë zhvilluar në javët e fundit në vendin më të madh eksportues të naftës në botë, sidomos midis pjestarëve të komunitetit të vogël shiit.
Duke folur përpara kombit në një fjalim televiziv, Mbreti Abdullah paralajmëroi protestuesit, ndërsa duket se “i doli të keqes përpara”, duke lajmëruar për një seri masash që duhet të rrisin standartin e jetesës në vend.
Përveç një lufte më të fortë ndaj korrupsionit, ai lajmëroi për ngritjen e asistencës sociale për të varfërit në minumumi 260 dollarë dhe rritjen e pagës minimale të lejuar në 500 dollarë, përveç ngritjes së 500 mijë shtëpive me kosto të ulët për të varfërit.
Njëkohësisht, ai premtoi dy rroga shtesë në fund të vitit për punonjësit e administratës, më shumë bursa për studentët dhe investime prej disa miliardë dollarësh në sistemin shëndetësor të vendit.
Top Channel