Wikileaks: Partia në pushtet në Indi bleu votat
17/03/2011 15:30
Partia që drejton Indinë bleu votat vendimtare të disa deputetëve, kur një mocion mosbesimi u paraqit në vitin 2008, bëri të ditur Wikileaks.
Në kabllogramin sekret të publikuar sot, shkruhej se një zyrtar i Ambasadës Amerikane në Nju Delhi pa “thasë me para”, orë përpara se autoritetet t’i mbijetonin votimit.
Lajmi shton presionin mbi Kryeministrin Manmohan Singh, qeveria e të cilit është vendosur në qendër të disa skandaleve të korrupsionit.
Kabllogrami i publikuar nga Wikileaks u përgënjeshtrua nga partia në pushtet, por opozita deklaroi në seancën e sotme të parlamentit se “ky pushtet turpëroi të gjithë kombin”, ndërsa i bënë thirrje të re Kryeministrit Singh që të dorëhiqet.
Top Channel