Topi takohet me Ivanov
17/03/2011 10:40
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi është duke zhvilluar një vizitë shtetërore dyditore në vendin tonë, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Presidenti maqedonas është pritur gjatë paradites së sotme në Pallatin e Brigadave nga presidenti Topi, ku të dy homologët janë duke biseduar në lidhje me përpjekjet e dy vendeve për integrimin në BE.
Sipas faqes zyrtare të Presidencës, takimi do të vijojë me nënshkrimin, në prani të dy presidentëve, të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të proçesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Top Channel