Tenis, avancon Nadal, Federer e Djokovic
17/03/2011 21:55
Tre tenistët më të mirë në botë, Rafael Nadal, Roger Federer dhe Novak Djokovic vazhdojnë rrugën e tyre drejt trofeut të në Masterin “Indian Wells” në Los Anxhelos.
Spanjolli fitoi me vështirësi ndaj indianit të panjohur, Somdev Devvarman, me rezultatin 7-5, 6-4, në një ndeshje që zgjati pothuajse dy orë.
”Luajta me të vërtetë keq, sidomos në fillim”, pranoi Nadali pas ndeshjes. Nga ana e tij, Federer mposhti amerikanin Ryan Harrison dhe do të luajë në raundin e ardhshëm me bashkëkombasin e tij Stanislas Wawrinka.
Djokovic fitoi lehtësisht ndaj serbit tjetër Troicki, në dy sete, 6-0, 6-1.
Top Channel