Tërmet në Kili
17/03/2011 02:55
Instituti gjeofizik amerikan, USGS, regjistroi një tërmet me magnitudë 5.3 ballë, në Kili.
Lëkundjet u konfirmuan edhe prej autoriteteve vendase të cilat saktësuan se tërmeti u ndje fuqishëm edhe në kryeqytetin Santiago, ku dridhjet e tokës kanë dëmtuar qindra ndërtesa.
Fatmirësisht deri më tani nuk njoftohen viktima në njerëz.
Top Channel