Michael Schumacher është i gatshëm për sezonin e tij të dytë që pas rikthimit në Formula 1 dhe tregohet realist në prag të tij.
“Ekipi ka punuar shumë gjatë dimrit për të përmirësuar pjesët ku kishte nevojë Mercedes. Makina duket premtuese, por përgjigjen përfundimtare do e japë pista”, theksoi piloti i Mercedes për mediat spanjolle.
Përsa i përket objektivave sezonalë, 7 herë kampioni i botës ka qëllime ambicioze, por jo titullin kampion: “Jam i sigurtë që mund të jemi konkurrentë për të arritur në podium dhe në disa gara mund të luftojmë edhe për fitoren.”
Schumacher foli edhe për rikthimin e tij në garat e Formula 1: “Vitin e kaluar gjithçka ishte ndryshe: makinat, ekipi, struktura…Ishte rikthim emocionues, por duhet të përshtatesha. Tani jam familjarizuar dhe kurrë nuk jam penduar për këtë rikthim.”
Top Channel