
Dënimi i Franck Ribery dhe Patrice Evra pas skandalit që përfshiu Francën në Botërorin e Afrikës së Jugut 2012 përfundoi, pasi trajneri Laurent Blanc i grumbulloi për ndeshjen e ardhshem kualifikuese të Euro 2012.
Franca, e cila kryeson grupin ku luan edhe përfaqësuesja jonë, do të përballet me Luksemburgun në datën 25 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të ketë një miqësore me Kroacinë.
Përfundimi i dënimit do të thotë se ata mund të grumbullohen edhe në dy ndeshjet që kuqezinjtë kanë në plan të zhvillojnë me “gjelat”, në 2 shtator në “Qemal Stafa” dhe në 9 tëtor në “Stade de France”.
Midis të grumbulluarve mungon mbrojtësi Eric Abidal, i cili në këto momente është duke zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme në jetën e tij. Ai ndodhet në një sallë operacioni që prej orës 16:00, për të hequr një tumor në mëlçi.
Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Blanc
Portierë: Lloris (Lyon), Mandanda (Marseille), Carrasso (Bordeaux)
Mbrojtës: Reveillere (Lyon), Clichy (Arsenal), Mexes (Roma), Rami (Lille), Sakho (Paris SG), Sagna (Arsenal), Evra (Manchester U.), Koscielny (Arsenal).
Mesfushorë: Diarra (Bordeaux), Diaby (Arsenal), Gourcuff (Lyon), M’Vila (Rennes), Nasri (Arsenal).
Sulmues: Benzema (Real Madrid), Gameiro (Lorient), Hoarau (Paris SG), Malouda (Chelsea), Menez (Roma), Ribery (Bayern Munchen), Remy (Marseille).
Top Channel