PS: Indiferencë ndaj romëve

17/03/2011 11:30

Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Ethem Ruka ka denoncuar indiferencën qytetare dhe të strukturave shtetërore në lidhje me familjet dhe fëmijët romë.

Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë ai ka deklaruar se konventat duhet të nënshkruhen, por edhe të zbatohen, duke iu referuar skandalit të dëbimit të romëve nga banesat e tyre të denoncuar në Top Channel.

“Me mijëra fëmijë romë flen jashtë dhe detyrohen të kryejnë punë të rënda. Fëmijët romë punojnë si lypës dhe shesin cigare në rrugë dhe policia i injoron. Konventat duhet të nënshkruhen por edhe zbatohen”, theksoi Ruka.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta