Propozimi i Forumit Civil për zgjedhjet

17/03/2011 00:00

Forumi civil, ku spikasin figurat e dy ish-Presidentëve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, paraqitën dje pasdite disa propozime konkrete për ndryshime në administrimin e zgjedhjeve.

Sipas forumit, rikompozimi i komisioneve zgjedhore, nga niveli qendror në nivel lokal me përfaqësues jo partiakë do t’i bëjë komisionet më të përgjegjshme për zbatimin e ligjit. Kurse rikompozimi i KQZ-së mund t’i lihet një komisioni të pavarur ad-hoc të caktuar nga Presidenti i Republikës.

Për t’i dhënë solemnitet detyrës që marrin përsipër, komisionerët duhet të betohen: anëtarët e KQZ-së përpara Kuvendit, kurse të tjerët përpara gjykatave të Apelit, sipas rretheve që mbulojnë.

Për të eleminuar defektet dhe anomalitë e vërejtura në zonat rurale, forumi civil sugjeron që qëndrat e votimit të mos vendosen në çdo fshat, por në qëndrat e komunave.

Dhe së fundi, për t’i bërë të besueshme kartat e identitetit që paraqiten nga votuesit, çdo qëndër votimi duhet të pajiset me aparat për verifikimin e tyre. Forumi civil mendon se nëse ekziston vullneti politik, këto ndryshime janë të mundshme edhe për zgjedhjet e 8 majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA