
Drejtuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënuan ashpër përdorimin “shokues të dhunës” ndaj protestuesve në Bahrein.
Duke folur për mediat, drejtoresha e sektorit të të drejtave të njeriut të OKB-së, Navi Pillay, e cilësoi si një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar marrjen e kontrollit të spitaleve nga forcat ushtarake.
Ajo i kërkoi autoriteteve që të bëjnë menjëherë një hap pas, një ditë pasi në vendin e vogël arab u regjistruan gjashtë të vdekur, dhe me qindra të plagosur e të rrahur, përfshi mjekët që tentuan t’i vinin në ndihmë njerëzve në rrugë.
Më parë gjatë ditës, katër lidera të rëndësishëm të opozitës u arrestuan. Mbreti Hamad i kërkoi ndihmë disa vendeve arabe dhe një koalicion trupash të kryesuar nga Arabia Saudite zbarkoi dy ditë më parë për “të mbrojtur njerëzit”.
Top Channel