Libia, SHBA: Masa të rrepta ndaj Gedafit

17/03/2011 13:20

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë OKB-së të marrë në konsideratë masa më të rrepta ndaj Libisë sesa thjesht vendosja e një zonë të ndalim-fluturimit. Për ambasadoren amerikane Susan Rice, kjo do të ishte një ndihmë e kufizuar.

“Nuk duhet të mjaftohemi me kaq”, ishin ajo çfarë nënkuptohej mes rreshtash.

“Në këndvështrimin e Shteteve të Bashkuara, ne duhet të përgatitemi për hapa që shkojnë përtej zonës së ndalim-fluturimit. Situata në terren tashmë ka evoluar. Një zonë ndalim-fluturimi ka kufizime të mëdha kur vjen fjala tek mbrojtja e civilëve të rrezikuar”, është shprehur Susan Rice, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

Këshilli i Sigurimit të OKB-se nisi të mërkurën negociata të gjata e të lodhshme mbi rezolutën që synon autorizimin e zonës së ndalim-fluturimit.

Deri tani Uashingtoni ishte i kenaqur me këtë lëvizje, por komentet e zonjës Rice për masa edhe me drastike duket se janë një reflektim i zhvillimeve dramatike në Libi.

Forca besnike të kolonel Gedafit po fitojnë terren çdo ditë e më shumë mbi rebelët, që në këtë pikë, pa ndërhyrjen e OKB-së, po i druhen seriozisht një Genocidi.

Trupat qeveritare i janë afruar shumë Benghazhit, qytetit të dytë më të madh të vendit, të kthyer në fortesën e kryengritësve.

Një prej djemve të kolonelit, Saif al Islam, pretendon se Benghazi do të rimerret shumë shpejt, edhe po të vendoset zona e ndalim-fluturimit.

Brenda 48 orësh, do të përfundojë gjithçka, tha ai një ditë më parë për Euroneës.

Drat-rezoluta e mbështetur me forcë nga Shtetet e Bashkuara, por e pritur me ngurrim nga Rusia dhe Kina, autorizon me një gjuhë kontroverse të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e civilëve, që disa i interpretojnë si leje për të sulmuar trupat e Gedafit në tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA