Japoni, kritike gjendja në Fukushima 1

17/03/2011 02:30

Rriten nivelet e radioaktivitetit në centralin bërthamor të Fukushima 1 në Japoni.

Autoritetet japoneze po përpiqen me të gjitha mënyrat për të ftohur shufrat bërthamore. Por radioaktiviteti i lartë ka bërë të dështojë edhe hedhja e ujit nga lartë me helikopter për ftohjen e reaktorit numër 4 në këtë central.

Me dështimin e këtij plani, pritet të nisin përpjekjet për ftohjen nëpërmjet tokës duke përdorur tubat e zjarrfikëseve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA