
Lideri libik Muammar Gaddafi ka njoftuar në televizionin publik një ofensivë në qytetin e Bengazit për mbrëmjen e sotme.
“Po vijmë dhe nuk do të kemi mëshirë”, ka deklaruar koloneli, trupat e të cilit sa vjen dhe zgjerojnë kontrollin në zonat e kontrolluara më parë nga rebelët.
Ndërkohë, burime diplomatike franceze kanë bërë të ditur se sulme ajrore të shënjestruara kundër pozicioneve të ushtrisë së regjimit libik mund të nisin që natën e sotme, sapo të jepet drita jeshile nga OKB.
Ndërkohë, anijet dhe avionet në Mesdhe do të jenë në rrezik në rast të një ndërhyrjeje të mundshme të huaj në Libi. Kërcënimi, i cituar nga agjencia libike “Jana”, vjen nga ministri i Mbrojtjes i qeverisë së Tripolit.
Qëndrimi i OKB-së mbi rezolutën që parashikon sanksione dhe ngritjen e një zone ndalim-fluturimi pritet të bëhet publik në orën 23 të ditës së sotme.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka hedhur hipotezën që Gaddafi të akuzohet për krime kundër njerëzimit.
Top Channel