Europa League, luhen “8 biletat” e mbetura

17/03/2011 19:00

16 skuadrat e mbetura në Europa League do të zbresin sot në fushën e lojës për të diskutuar tetë biletat e mbetura në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit europian.

Midis ndeshjeve më interesante, ato të dy anglezeve, Liverpool dhe Manchester City, skuadra që do të përpiqen të rikuperojnë disavantazhin e dy ndeshjeve të para, ndaj Bragës dhe Dynamo Kyev-it, përkatësisht.

Provë e rëndësishme sot edhe për ambicjet e Ajax apo ajo e Paris SG, që gjithashtu do të përpiqen të përmbysin humbjet me Benfica e Spartak Moskën.

 
Tabela e ndeshjeve të Europa League
Manchester C.-Dynamo K.         19:00    0-2
Paris SG-Benfica                       19:00    1-2
Spartak M.-Ajax                       19:00    1-0
Zenit-Tëente                            19:00    0-3
Porto-CSKA Moskva                  21:05    1-0
Liverpool-Braga                        21:05    0-1
Rangers-PSV Eindhoven             21:05    0-0
Villareal-Bayer L.                       21:05    3-2

Top Channel