Elbasan, Spahiu: Zvarritje të proçeseve
17/03/2011 10:05
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu mori pjesë në analizën vjetore të Gjykatës së Elbasanit. Gjatë fjalës së tij ai ka kritikuar ashpër zvarritjet që bëhen me proçeset gjyqësore në këtë gjykatë.
“Janë vënë re zvarritje të proçeseve gjyqësore, ku nuk respektohen oraret e tyre. Gjyqtarët punojnë si pedagogë të jashtëm nëpër universitete, duke shkaktuar edhe mosrespektim të orareve”, është shprehur Spahiu.
“Infrastruktura gjyqësore është në kushte të mjerueshme”, theksoi nënkryetari i KLD-së.
Top Channel