
Vetëm pas presionit të ndërkombëtarëve, Policia e Shtetit ka reaguar ndaj ngjarjes që ka të bëjë me dëbimin e romëve, duke arrestuar dy persona.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, e cila ka sqaruar se dhuna ndaj romëve është ushtruar për motive të dobëta.
“Janë ndaluar shtetasit Klodian dhe Besnik Vladi, pasi dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur tre banore rome të Tiranës dhe më pas kanë shkatërruar duke u vënë zjarrin banesave të tyre”, ka deklaruar Katragjini.
Zëdhënësja ka konfirmuar më tej se, pas shkatërrimit të banesave banorët romë janë larguar për në zona të tjera të kryeqytetit.
Pak ditë më parë Top Channel denoncoi dhunën ndaj romëve, të cilët treguan se persona të armatosur i kishin dhunuar dhe më pas djegur banesat e tyre.
Top Channel