Pato: Milan, i fortë edhe pa Ibrahimovic
16/03/2011 14:15
Milan do duhet të përballojë tre ndeshjet e ardhshme të Serisë A (Palermo, Inter dhe Fiorentina) pa sulmuesin e saj kryesor, Zlatan Ibrahimovic.
Por, Pato është i bindur se ekipi kuqezi ka lojtarë cilësorë që mund ta zëvendësojnë shumë mirë suedezin.
“Ibrahimovic është thelbësor për ne, por Milan ka shumë kampionë që mund ta zëvendësojnë dhe të luajnë mirë”, u shpreh sulmuesi brazilian.
Ka shumë mundësi që 21-vjeçari të luajë përkrah Antonio Cassanos në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Palermos.
“Me Cassanon ndihem mirë kur luaj. Gjithmonë kam pasur dëshirë të luaj me të dhe më në fund mund ta bëj”, përfundoi Pato.
Top Channel