Nafta, Rama: Kulmi i padrejtësisë
16/03/2011 18:55
Kryetari i PS, Edi Rama ka vijuar në Pukë turin e tij “Fajin e ka Saliu”, prej nga ka akuzuar qeverinë duke iu referuar kontrabandës së naftës.
Duke folur para simpatizantëve, Rama është shprehur se Shqipëria sot ndodhet në një moment të vështirë për shkak të padrejtësive që sipas tij i bëhen popullit të saj.
“Skandali i naftës dhe veprimtaria kriminale janë kulmi i padrejtësive. Ata që përfitonin nga skandali i naftës janë të lirë. Qytetarëve u shitej për naftë një produkt shkatërrues”, ka deklaruar Rama.
Më tej lideri i opozitës ka akuzuar sërish atë të mazhoracës se, vrau më 21 janar që të vazhdojë të vjedhë Shqipërinë.
Top Channel