Ditët e fundit të provave përpara fillimit të sezonit dhanë rezultate inkurajuese për Valentino Rossi-n dhe Ducati-n e tij, por shtatë herë kampioni i botës në MotoGP theksoi se do të kuptojë se ku ndodhet me të vërtetë vetëm pasi të fillojë sezoni.
”Do të nisemi në Katar me konfigurimin e arritur në ditën e fundit të provave të lira, i cili na lejoi të ishim të shpejtë, por do të kuptojmë se ku jemi me të vërtetë vetëm në garën e parë të sezonit në Losail”, deklaroi Rossi për “La Gazzetta dello Sport”.
”Në këtë moment, problemet me shpatullën nuk mund të neglizhohen dhe është e qartë që do t’a nis Botërorin ende larg formës time më të mirë, por natyrisht që puna për të përmirësuar kohën dhe paraqitjet tona do të vazhdojë”.
Ditën e nesërme do të festohet edhe 150 vjetori i bashkimit të Italisë. Pilotët e Ducati-t, Rossi dhe Hayden do të zbresin me një flamur italian në shpinë, me shifrat 1911, 1961 dhe 2011, që përkujtojnë tre jubiletë e kësaj date të shënuar për kombin italian.
Top Channel