MF: Kontrabanda nisi nga socialistët

16/03/2011 19:55

Ministria e Financave ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për skandalin e naftës “vergine”, duke deklaruar se kontrabanda e karburanteve ka lulëzuar pikërisht në kohën kur vendi qeverisej nga socialistët.

“Nga rreth 210 mijë tonë karburante që taksoheshin gjatë qeverisjes së PS, gjatë viteve të fundit kjo shifër është dyfishuar. Gjithashtu, nafta “vergine”, që është tregtuar lirshëm nga PS, sot është vënë nën kontrollin e autoriteteve tatimore”, ka deklaruar Eva Simoni, zëdhënëse e Ministrisë së Financave.

Edhe Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj, deklaroi se ata që bënin kontrabandën janë njerëz që financojnë fushatat e kreut të opozitës.

“Sot, përsëri, duke sulmuar autoritetet shtetërore për luftën e tyre pa kompromis ndaj kontrabandës, Edvin Kristaq Rama bën cdo gjë për të lehtësuar lejtnantët dhe sponsorët e fushatave të tij”, ka deklaruar zëdhënësja Albana Mustafaraj.

Skandali me kontrabandën e naftës u be publik pas denoncimeve të ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, i cili ka akuzar drejtuesit e Policisë së Shtetit si të përfshirë direkt në këtë skemë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA