Vllaznia dhe Tirana hodhën një hap përpara drejt kualifikimit për në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur në ndeshjet e sotme Dinamon dhe Besën, përkatësisht.
Në ndeshjen e zhvilluar pasdite në kryeqytet, një gol i realizuar në pjesën e parë i mjaftoi bardhebluve që të siguronin një fitore me vlera ndaj kavajasve.
Më parë gjatë ditës, Vllaznia mposhti Dinamon me rezultatin 2-1. Megjithatë, avantazhi i arritur në “Loro Boriçi” është minimal dhe duket se do të garantojë një ndeshje spektakolare kthimi në Tiranë, në 6 prill.
Shkodranët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, përpara se të dyfishonin në mesin e pjesës së dytë, por një gol tre minuta nga fundi mban gjallë shpresat e dinamovitëve për kualifikim.
Fituesja e Kupës së Shqipërisë kualifikohet për në raundin e dytë kualifikues të Europa League.
Top Channel