Konferenca e kryetarëve e mbledhur në mbrëmje ra dakort në parim me kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e Kuvendit.
Socialistët kanë kërkuar të hetojnë organet drejtuese të Kuvendit për sa u përket detyrimeve që lindin nga zbatimi i Rregullores, hetimin e veprimtarisë së administratës, hetimin e funksionimit të stafit ndihmës, etj.
Ky komision hetimor, nëse miratohet, do të përbëhet nga 11 deputetë, nga të cilët 5 do t’i përkasin pakicës dhe 6 shumicës parlamentare, kurse kryetari i komisionit, do të zgjidhet mes anëtarëve socialistë.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve diskutoi dhe miratoi me konsensus Programin e punës së Kuvendit për periudhën 21 Mars-19 Maj si edhe miratoi Kalendarin tri javor të punimeve, nga 21 Marsi deri në 7 Prill.
Top Channel