Reali i Madridit duket favorit për t’u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions, pas barazimit 1-1 të arritur në fushën e Lionit, por madrilenët nuk harrojnë se francezët janë një “mace e zezë” për ta.
I provokuar nga deklaratat e presidentit të francezëve, Jean-Michel Aulas, i cili tha se pret të shohë një Real shumë difensiv në përpjekje për të ruajtur barazimin 0-0, Mourinho u përgjigj:
”Aulas ka kuptuar si duhet filozofinë e këtyre sfidave. Është pikërisht ajo që doja të thoja edhe unë, që pas një barazimi 1-1 në fushën kundërshtare, kualifikimi është i sigurt nëse nuk pësojmë gol.
Rezultati 0-0 nuk do të ishte i keq, ashtu siç nuk do të ishte keq as 1-0, 2-0 apo çdo rezultat tjetër që na kualifikon. Gjithsesi, pres të shikoj një ndeshje të dyluftuar dhe intensive”.
Lajmi më i mirë për portugezin është pa dyshim rikuperimi i yllit të tij, Cristiano Ronaldo, i cili pritet të jetë në fushë që prej minutës së parë.
”Do të presim momentet e fundit përpara ndeshjes për të vendosur. Pasi të bisedojmë me mjekët dhe vetë futbollistin do të vendosim nëse do të jetë në gjendje të luajë. Megjithatë, idetë e mia dhe plani taktik janë të qartë, me apo pa Ronaldon”.
Nga ana e tyre, francezët kanë shprehur besim mbi mundësinë e kualifikimit. “Mund të kishim fituar në Francë dhe një vit më parë i mposhtëm. Nuk e ndiejmë veten inferiorë dhe besojmë tek kualifikimi”, deklaroi sulmuesi Lisandro Lopez, një ditë më parë.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbrëmjes duket se do të jetë vetëm një formalitet, me Chelsea që ka volosur kualifikimin në çerekfinale që me fitoren 2-0 në Kopenhagen, ndaj kampionëve të Danimarkës.
Formacionet e mundshme në ndeshjet e sotme
Real Madrid-Olympique Lyonnais
Real M. (4-5-1): Casillas; Ramos, Pepe, Karvalho, Marcelo; Khedira, Alonso, Di Maria, Ozil, C.Ronaldo; Benzema. Tr. Mourinho
Olympique L. (4-5-1): Lloris; Reveillere, Lovren, Cris, Cissokho; Toulalan, Kallstrom, Briand, Gourcuff, Delgado; Lopez. Tr. Pyel
Chelsea-Kobenhavn
Chelsea (4-5-1): Cech; Bosingëa, Ivanovic, Terry, Cole; Mike, Lampard, Ramirez, Kalou, Malouda; Drogba. Tr. Ancelotti
Kobenhavn (4-5-1): Viland; Bendtsson, Ëendt, Hooiveld, Jorgensen; Claudemir, Kvsit, Vingaard, Bolanos, Gronkjaer; N’Doye. Tr. Solbakken
Top Channel