Barcelona, Abidal me tumor në mëlçi

16/03/2011 08:15

Barcelona dhe e gjithë bota e futbollit janë nën shok.

Faqja në internet e klubit katalanas ka njoftuar se mbrojtësit francez, Eric Abidal, i është diagnostikuar një tumor në mëlçi dhe nesër do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Dëshira e lojtarit është që të respektohet privatësia e tij mbi këtë çështje”, lexohet në komunikatë.

Nuk dihet koha e rekuperimit të futbollistit, por me siguri sezoni për Abidal ka përfunduar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA