Zërat kundër regjistrimit

15/03/2011 17:20

At Nikolla Marku, gjatë një konference për shtyp në media i ka kërkuar Prokurorisë që të veprojë menjëherë ndaj veprimeve të kryepeshkopit Janullatos, Nikola Geixh dhe konsullit grek në Korçë, Theodhorus Ikonomus, të cilët, sipas tij, kanë kryer vepra penale.

Sipas tij, Greqia po vë në jetë planin e saj për tjetërsimin e identitetit shqiptar.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe t’i vënë para gjyqit. Prokuroria duhet të mbrojë atdheun dhe kombin tonë, Shqipërinë”, është shprehur At Marku.

Ai ka kritikuar intelektualët e Akademisë së Shkencave për indiferentizmin e treguar ndaj këtij vendimi, por njëkohësisht mbështet qëndrimin e disa intelektualëve dhe shoqatave që kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë në bazë të etnisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA