Topi, mesazh Obamës

15/03/2011 14:35

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh homologut të tij amerikan, Barack Obama, me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Presidencës, sipas të cilave në mesazhin e tij Topi ka siguruar shefin e Shtëpisë së Bardhë për angazhimin e Shqipërisë në forcimin e aleancës me Amerikën.

“Shqipëria është aleate besnike dhe partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara, e lidhur ngushtë nga interesa dhe vlera të përbashkëta”, është shprehur Topi.

Kreu i shtetit shqiptar ka dhënë garancinë e tij se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA