Sopata e unazës së madhe

15/03/2011 15:40

Nëse ndërtimi i unazës së madhe do të bëhet sipas projektit të Drejtorisë së Rrugëve, atëherë vetëm për segmentin e unazës i bie të shkatërrohet një sipërfaqe me palma si dhe pjesa më e rëndësishme të kopshtit: pjesa shkencore e tij ku janë mbjellë bimë të mbledhura nga ekspeditat në një periudhë 40 vjeçare.

Por, sipas projektit të Drejtorisë së Rrugëve, është parashikuar ndërtimi i një rrethrrotullimi i cili nis pikërisht ku është shenjuar me të kuqe nga firma e ndërtimit çka do të thotë që nga kopshti botanik më në thellësi të tij.

Kopshti botanik i vetmi në të gjithë vendin, përveç se shërben si park për qytetarët, ka funksion kultivues dhe edukativ për fletoren e vendit tonë.

Përveç serës së kopshtit botanik ku ruhet e gjithë bimësia e vendit tonë, por dhe bimë të ardhura nga jashtë, kopshti shfrytëzohet për zhvillimin e orëve mësimore për studentët dhe nxënësit që duan të njihen me bimësinë e vendit tonë.

Rrethrrotullimi parashikohet të shkatërrojë pjesën funksionale të kopshtit botanik, ndërtimi i të cilit kundërshtohet me forcë nga drejtues të kopshtit, ambientalistë si dhe grupe interesi.

Rrethrrotullimi i parashikuara në projektin e Drejtorisë së Rrugëve arrin deri në një pjesë të kopshtit duke shkatërruar kuadratet me dafinë, palmat dhe serat duke mbërritur në pikën kulmore, pranë zyrave të kopshtit botanik.

Top Channel