Edhe pse në raundin e parë të bisedimeve pala serbe hoqi dorë nga diskutimet për cështjen e statusit, kreu i delegacionit serb në një intervistë ka theksuar se Beogradi do t’i kthehet diskutimit të cështjes së statusit të Kosovës,.
“Por tani për tani ne do të bisedojmë për cështjet jetësore”, tha Stefanovic.
Ai ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë në fund të muajit mars dhe pas cështjeve jetësore, do të flitet edhe për statusin. Stefanovic ka vlerësuar se nuk është arritur marrëveshje megjithatë janë afruar qendrimet për disa cështje.
Beogradi zyrtar ka nxituar që këto bisedime t’i përkufizojë si një përkujdesje ndaj serbëve të Kosovës por pa harruar interesat e shtetit. Ndërkaq, opozita serbe i quan këto bisedime si një gjunjëzim i Serbisë përpara zgjidhjeve të imponuara.
Reagimi më i ashpër opozitar ka ardhur nga ish-kryeministri Vojsllav Koshtunica që ka thënë se Serbia po pranon Kosovën shtet.
Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin e organizuar nga Shtetet e Bashkuara me vendet e Ballkanit, pasi në këtë samit merr pjesë edhe kryministri i Kosovës, Hashim Thaci.
Top Channel