Sarandë, shpërthen bombola, dy të vdekur

15/03/2011 08:35

Një shpërthim është regjistruar gjatë orëve të para të ditës së sotme në një banesë në Sarandë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shpërthimi është shkaktuar nga rrjedhja nga një bombol gazi.

Për rrjedhojë kanë gjetur vdekjen dy bashkëshortët Bedo dhe Fatime Mici, të cilët në momentin e shpërthimit ndodheshin të vetëm në banesën e tyre, në fshatin Borsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA