Një ditë pas rinovimit të Red Bullit me Sebastian Vettel deri në vitin 2014, mbërrin një lajm i ri, në bazë të të cilit skuadra austriake dëshiron të formojë një dyshe ëndrrash, duke marrë nga McLareni ish-kampionin e botës, Lewis Hamilton.
Sipas asaj që shkruan “Mediaset” në faqen e saj të internetit, Red Bulli është i vendosur të konkurrojë për shumë vjet në botën e Formulës 1, por me Mark Webber në sezonin e tij të fundit, ka filluar të mendohet emri i pasardhësit.
Ekzistenca e bisedimeve për kalimin e Hamiltonin në skuadrën austriake duket se konfirmohet edhe nga fakti që bisedimet e britanikut me McLaren, për rinovimin e kontratës që skadon në vitin e ardhshëm, nuk kanë patur një fillim të mirë.
Ndërkohë, besohet se së shpejti do të përfundojnë me sukses bisedimet e rinovimit të Schumaker me Mercedesin. Shtatë herë kampioni i botës ka një kontratë deri në 2012-n, por ai është i gatshëm të zgjasë marrëveshjen me të paktën një sezon më shumë.
Top Channel