Los Anxhelos Lakers arritën fitoren e dhjetë në 11 ndeshjet e fundit të NBA-së, duke u rikonfirmuar si skuadra më në formë e momentit.
Skuadra e Kobe Bryant, i cili luajti jashtë forme dhe me gjurin e majtë të enjtur, mposhti me rezultatin 97-84 rivalët e Orlando Magic. Bryant, autor i 16 pikëve, i la këtë herë protagonizmin spanjollit Pau Gasol, më vendimtari me 23 pikë.
Një tjetër pretendent për titullin kampion në këtë sezon të NBA-së, Miami Heats, u rikuperua nga humbja e pësuar katër ditë më parë ndaj Spërsave, duke shkatërruar 125-95 San Antonion.
Pesë një krize me pesë ndeshje të humbura radhazi, Heats u dukën më të fortë se kurrë në ndeshjen e luajtur mbrëmë, ndërsa Bosh, Wade dhe Le Bron realizuan 30, 29 dhe 21 pikë përkatësisht.
Gjithmonë në lindje, Kendrick Perkins debutoi me sukses me skuadrën e tij të re të Oklahomës, e cila fitoi 116-89 ndaj kryeqytetasve të Uashingtonit. Në Nju Orlins, Denveri siguroi një vend të pestë në perëndim, me fitoren 114-103 ndaj Hornets, të gjashtët.
Top Channel