
Partia Socialiste ka akuzuar sërish sot kryeministrin Sali Berisha si drejtues të kontrabandës së naftës, nga e cila ka fituar miliona euro.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti Ilir Beqja ka deklaruar se me futjen në treg të naftës së papërpunuar, kryeministri dhe “banda” e tij kanë dëmtuar shëndetin e shqiptarëve.
“Ndërkohë që Saliu dhe Luli pasuroheshin, qytetarët paguanin për riparimin e makinave të tyre. Janë 50 mijë tonë helm që i janë hedhur ambjentit dhe që kanë hyrë në shëndetin e cdo shqiptari”, ka deklaruar Beqja.
Sipas tij, kjo kontrabandë është pjesë e aktivitetit grabitës të kryeministrit, që s’ndalet para asgjëje për të ruajtur pushtetin.
“Saliu nuk ndalet para asgjëje për pasurimin e familjes dhe qeverisë së tij. Ai vret për të ruajtur pushtetin. Por kurrë nuk do të lejohen më të vjedhin. E vetmja shpresë për largimin e kësaj bande është PS”, ka shtuar Beqja.
Top Channel