Gërdeci, nis protesta e opozitës

15/03/2011 17:25

Ka nisur protesta e opozitës më rastin e 3 vjetorit të shpërthimit në Gërdec. Qindra qytetarë të udhëhequr nga kryetari i PS-së, Edi Rama dhe deputetë të tjerë të kësaj opozitës janë kanë marshuar drejt kraterit ku ndodhi shpërthimi, ku dhe do të mbahen fjalime nga familjarë të viktimave dhe politikanë.

Manifestuesit mbajnë në duar pankarta ku kërkohet drejtësi për ngjarjen dhe largimin e qeverisë “Berisha”.

Në shpërthimin e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, ndërkohë që ende nuk ka një vendim nga gjykata për përgjegjësit e kësaj tragjedie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA