Manchester United është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, pas barazimit pa gola në “Velodrome” të Marsejës, por trajneri Sër Alex Ferguson i bëri thirrje të tijëve për vëmendje.
”Duhet të pranojmë se Marseille është një skuadër e fortë dhe e mësuar me këto kompeticione, prandaj kualifikimi nuk është aspak i sigurt”, deklaroi Ferguson.
”I kam parë të luajnë dy herë në transfertë, ndaj Monaco dhe Rennes në kampionatin francez dhe në të dy rastet luajtën me shumë personalitet, pa patur frikë nga ambienti i huaj, prandaj nuk mendoj se “Old Trafford” do të jetë një avantazh për ne.
I vetmi avantazh që mund të krijojmë është duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, ku duhet të tregohemi agresivë dhe të vëmendshëm njëkohësisht”.
Nga ana e tij, trajneri i Marseille, Didier Deschamps, pranoi në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes se rivalët nisen si favoritë, por ai shtoi se “ndonëse mund të kemi një shans të vogël, duhet t’a luajmë shansin tonë”.
Formacionet e mundshme
Manchester U. (4-4-2): Van der Saar; Rafael, Smalling, Vidic, Evra; Carrick, Scholes, Giggs, Park; Rooney, Berbatov. Tr. Ferguson
Marseille (4-5-1): Mandanda; Fanni, Diawara, M’Bia, Heintze; Cisse, Gonzales, Cheyrou, Remy, Ayeë; Gignac. Tr. Deschamps
Top Channel