Ndryshimet në listat zgjedhore për qendrat e votimit kanë shkaktuar një lumë ankesash nga votues të cilët nuk e kanë të caktuar qendrën e votimit në afërsi të vendbanimit.
Shumë persona në qytetin e Korçës detyrohen të votojnë sipas listës zgjedhore, larg vendit ku banojnë për shkak të ndryshimeve që janë bërë në listat e zgjedhësve.
Që nga listat e fundit zgjedhore dhjetra votues kanë të ndryshuar qendrën e votimit, çka do të thotë se një banor i një lagjeje në qendër të qytetit, duhet të votojë në periferi për shkak të këtyre ndryshimeve.
Sipas të dhënave, deri më tani nga ana e qytetarëve janë paraqitur të paktën 30 ankesa për shkak se nuk gjejnë emrat në lista.
Deri në datën 9 mars kur ka qenë afati për të depozituar ankesat lidhur me ndryshimet vetëm një pjesë e qytetarëve e kanë vërejtur këtë ndryshim, ndërsa shumë të tjerë ende nuk dinë se ku do të votojnë.
Top Channel