Amnistia fiskale, taktikë elektorale

15/03/2011 08:15

Agjencia më prestigjioze e lajmeve në botë, e specializuar edhe për lajme ekonomike, e ka konsideruar nismën e fundit të Kryeministrit Berisha, për amnistinë fiskale, si mjet për të fituar votat.

Shqipëria do të hyjë në zgjedhjet lokale në maj të këtij viti dhe se qëndrimet e Kryeministrit për zbatimin sa më të shpejtë të amnistisë fiskale ngjasojnë si premtime elektorale, për shkak se biznesi kishte dy vjet që e kërkonte me ngulm.

“Reuters” thekson se amnistia e Kryeministrit synon të thithë votat e biznesit dhe të pronarëve, pasi po reklamohet në një kohë kur Shqipëria për dy muaj hyn në zgjedhje të përgjithshme lokale.

Kryeministri Berisha ka folur edhe dje për amnistinë nga qyteti i Elbasanit, duke përforcuar idenë e tij se shumë shpejt do ta vërë në zbatim.

Kreu i qeverisë ka shkuar deri aty sa deklaron që për amnistinë do të rishikojë edhe ligjin, duke e kthyer në procedurë falje, që kërkon 71 vota në Parlament, sesa ndryshimi i kodit me 84 vota, për të cilat opozita është shprehur kundër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA