Testimet në MotoGP, dominon Honda
14/03/2011 22:25
Honda vazhdon të dominojë në provat jozyrtare para fillimit të kampionatit botëror të Moto GP.
Në pistën e Losailit në Katar, australiani Kejsi Stoner regjistroi kohën më të shpejtë me 1’55”681 i ndjekur nga shoku i skuadrës, spanjolli Dani Pedrosa dhe nga amerikani Ben Spies me Jamaha.
Ndërkohë, vazhdon paraqitja e dobët e Valentino Rosit me Dukati. Doktori në këtë testim zuri vetëm vendin e 13, duke regjistruar xhiron rreth 1 sekondë më shumë se sa Stoner.
Top Channel