Shkodër, ekzekutohet me armë 43-vjecari
14/03/2011 16:25
Një ekzekutim me armë zjarri i ndodhur ditën e sotme ka tronditur qytetin verior të Shkodrës.
Burime pranë policisë lokale bëjnë të ditur se shtetasi Astrit Kurtmetaj është qëlluar me pistoletë teksa i afrohej shtëpisë së tij në lagjen “Kiras”.
Sipas burimeve, 43-vjecari sapo kishte dalë nga burgu përmes një lejeje të posacme për të vizituar familjen e tij.
Burimet saktësojnë më tej se ai ndodhej në burg për vrasje dhe dyshohet që motiv i ekzekutimit të tij të jetë gjakmarrja.
Top Channel