Moratti: Besojmë tek përmbysja

14/03/2011 18:10

Në prag të ndeshjes së kthimit me Bayern Munchen, pronari i Interit, Massimo Moratti, lëshoi një mesazh optimizmi për të gjithë interistët.

”Të gjithë besojmë tek mundësia e përmbysjes”, deklaroi Moratti. “Jemi të bindur që mund t’ia dalim mbanë, veçanërisht pasi zhvilluam një ndeshje me të vërtetë të mirë në Milano, ku gabuam vetëm në minutën e fundit.

Nëse do të riprodhojmë një ndeshje si ajo e Milanos, shanset do të jenë të mira për të avancuar në çerekfinale”.

Moratti ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit përpara nisjes në Gjermani. “Në këto raste, ekziston një dialog shumë më i drejtëpërdrejtë dhe më pak zyrtar se sa një konferencë për shtyp. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, pasi futbollistët e kuptojnë vetë se çfarë dua t’ia them”.

Duke u rikthyer tek ndeshja e kampionatit midis Milanit dhe Barit, Moratti shtoi: “Pa dyshim, fakti që qëndrojmë shtatë pikë pas na jep një bindje më të madhe në shanset tona për titull, se sa një diferencë prej shtatë pikësh. Megjithatë, më vjen keq për faktin që nuk fituam të premten, sepse mund të ishim tre pikë larg”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta