Një fushatë e organizuar përmes internetit, në emër të mbrojtjes së integritetit të institucioneve, është interpetuar nga qeveria kosovare si përpjekje për organizimin e një puci për rrëzimin e saj.

Mes të akuzuarve ka edhe disa gazetarë dhe drejtues organizatash të shoqërisë civile, të cilët i kanë hedhur poshtë aludimet e qeverisë.

“Ndoshta e kanë parë që unë kam marrë pjesë në debatet e tyre, por nuk kam marrë kurrë pjesë në një komplot, sic e quan propaganda qeveritare, pasi i respektoj institucionet shtetërore. Por, nuk respektoj kleptokracinë në to”, ka deklaruar analisti Halil Matoshi.

Mes gazetarëve janë edhe Arbana Gjara dhe Enver Robelli. Të kontaktuar në telefon, Gjara e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në komplot, ndërsa Robelli e ka injoruar.

I vetmi grup që lobon për integritetin e institucioneve është Klubi për Politikën e Jashtme, i cili u bashkohet deklaratave të gazetarëve përsa u përket akuzave të qeverisë.

“Në asnjë vend të atij dokumenti të publikuar në internet nuk shkruhet rrëzimi i institucioneve. Ne kemi konstatuar se institucionet e reja nuk kanë integritet dhe ky është vetëm një reagim civil”, ka deklaruar anëtari i këtij klubi, Hajrullah Ceku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA