Pas një operacioni blic të policise greke përfunduan në pranga 7 persona, të akuzuar si anëtarë të organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”.

Njoftimi u bë prej antiterrorit, ndërsa arrestimet u kryen në një fshat në afërsi të qytetit Volos dhe në Athinë.

Deri paraditen e së hënës, njoftohet se janë arrestuar pesë meshkuj dhe dy femra. Midis të arrestuarve është edhe shqiptari Damiano Bollano, i shpallur në kërkim që prej dy viteve.

Burime policore thanë se në banesën e të arrestuarve u gjetën armë, paruke dhe një sërë mjetesh maskimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa automatikë kalashnikovë, gjashtë pistoleta dhe një numër i madh fishekësh.

Policia thotë se operacioni ka filluar prej një javë dhe vazhdon ende. Agjentë të anti-terrorit survejonin banesën e të dyshuarve që prej një jave. Ata ndërhynë rreth orës 5 të mëngjesit dhe mundën të kapin të dyshuarit pa kurrëfarë kundërpërgjigje.

Një burim pranë drejtorisë së policisë së Atikës, deklaroi se e tashmë organizata “Komploti i celulave të zjarrit” nuk është më operative dhe aspak e rrezikshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA