Antarët e FSHF-së, të përfshirë në tre ndeshjet e dyshuara si të fiksuara, u morrën sot në pyetje nga një komision i posaçëm hetimor.
12 gjyqtarët, tre delegatët dhe tre vëzhguesit e ndeshjeve Shkumbini-Bylis, Flamurtari-Elbasani dhe Dinamo-Skëndërbeu dhanë shpjegimet e tyre përpara komisionit të përbërë nga pesë persona.
Burime të sigurta pohuan për Top Channel se gjyqtarët, delegatët dhe vëzhguesit janë pyetur nëse kanë vërejtur anomali në ndeshjet e futbollit apo nëse ka patur komunikime dyshuese mes futbollistëve që mund të vërtetojnë hipotezën e trukimit të rezultateve.
Komisioni hetimor, i kryeruar nga kryetari i Komisionit të Disiplinës, Eno Bushi dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës, Eduard Prodani, u ngrit disa ditë më parë për të hetuar ndeshjet e përfolura në media si të trukuara.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi gjithashtu që ky komision hetimor të bashkëpunojë edhe me specialistët e UEFA-s, për të çuar deri në fund dhe për të zbardhur çështjen e trukimit të rezultateve.
Top Channel