Drejtoria e Policisë së Fierit ka njoftuar arrestimin e 6 personave, një prej të cilëve një grua 41 vjeç të cilët janë të përfshirë në trafikimin e femrave për qëllim prostitucioni në Greqi.
Operacioni i koduar “Kufiri i fundit” i organizuar nga Drejtoria e Policisë së Fierit, prokuroria e rrethit dhe prokuroria e krimeve të rënda çoi në arrestimin në flagrancë të 6 personave nga Fieri dhe Vlora.
Në bashkëpunim me njeri-tjetrin ata rekrutonin femra për qëllim trafikimin e tyre në shtetin grek dhe konkretisht më datën 13 janar rreth ores 21:00, pasi kanë bërë dhe praktikën për kalimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e lartpërmendura në portën hyrëse për në shtetin grek ku një prej tyre po trafikonte një 20 vjeçare.
Në vijim të operacionit në banesat e dy prej të arrestuarve janë gjetur të izoluara dy vajza të reja 17 dhe 20 vjeçë. Të ndaluarve ju kap edhe një armë automatike.
Top Channel