Dita e Verës, Rama uron qytetarët
14/03/2011 11:30
Dita e Verës, tashmë një festë tradicionale në kryeqytet, ka nxjerrë në bulevardin kryesor të Tiranës qindra qytetarë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka uruar banorët e kryeqytetit duke theksuar se kjo festë është kthyer tashmë në një traditë për Tiranën.
“Dita e Verës është një festë tradicionale dhe për Tiranën. Tirana i është bashkuar kësaj feste dhe ritmit të saj që është e hershme në Elbasan. Është kënaqësi që qytetarëve u jepet mundësia të jenë së bashku në bulevardin e madh pa makina”, tha Rama.
Gjatë ditës së sotme janë parashikuar koncerte të ndryshme për të gjitha moshat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Top Channel