Dita e Verës në Tiranë

14/03/2011 15:40

14 marsi ka sjellë një tjetër atmosferë. Për të shtatin vit radhazi dita e Verës është festuar në Tiranë, ku mijëra njerëz kanë mbushur bulevardin për të shijuar aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranës. (UPDATE)

Lulet simbol i kësaj feste kanë zënë vendin kryesor në këtë ditë, shoqëruar me ëmbëlsirën tradicioanle, importuar nga Elbasani.

Argëtimet për fëmijët kanë qenë të larmishme, që nga koncertet, xhaxhi piktori e të tjera aktivitete. “Është një ditë ndryshe. Jemi këtu për fëmijët më tepër, por edhe ne po kënaqemi”, është shprehur një prej qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, pasi kanë kryer ritin e kësaj feste, duke vënë verore në dorë, ka përshkuar të gjithë bulevardin duke takuar qytetarë që kishin dalë për të festuar.

“Ju uroj të gjithëve gëzuar dhe në radhë të parë atyre që vuajnë dhe përballen me papunësi, varfëri, ankthin e cmimeve që rriten, ndërkohë që fuqia e lekëve në xhep bie përditë. Qoftë kjo një ditë shprese dhe qoftë pranvera që vjen më e mirë për shqiptarët”, ka deklaruar Rama.

Një stendë e madhe, ku parukierët kanë prezantuar modele të ndryshme flokësh, si dhe kanë stiluar flokë të të rinjve që kishin dalë për të festuar, ka argëtuar të pranishmit. Koncertet dhe të gjitha aktivitetet e përgatitura me këtë rast kanë vijuar përgjatë gjithë ditës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta