
Ka nisur që mbrëmjen e djeshme festa e ditës së Verës në qytetin e Elbasanit. (UPDATE)
Në sheshin Genshër është organizuar një koncert i madh festiv me pjesëmarrjen e banorëve të qyetit, por edhe shumë të ardhur në këtë qytet që kanë nisur të ndjekin ritualin e kësaj feste, e cila është rivitalizuar vitet e fundit.
Festa ka kulmuar me fishekzjarret në mesnatë, për të rinisur në mëngjes. Bulevardi kryesor i qytetit të Elbsanit është pushtuar nga mijëra persona që kanë ndjekur karnavalet e organizuara nga nxënësit e 19 shkollave të qytetit.
Fëmijët, të veshur me kostume të ndryshme, kanë interpretuar para banorëve të qytetit.
Dita e Verës është tashmë një festë zyrtare prej disa vitesh, ndërsa rrënjët e saj janë kryesisht pagane. Festimet nisin në 13 mars për të vijuar me manifestimet e mëdha.
Kjo ditë festohet kryesisht në gjithë vendin, por në Elbasan merr përmasa të mëdha dhe shoqërohet me gatimin e ëmbëlsirës tradicionale të kësaj dite, ballokumet.
Top Channel