Autoritetet dhe investitorët grekë mirëpritën sot vendimin e Bashkimit Europian, i cili pranoi të rinegociojë kushtet e kredisë së dhënë, duke i kursyer Athinës të paktën 6 miliardë euro.

Lajmi erdhi pas një fundjave veçanërisht të keqe për bursat greke, të cilat pësuan një rënie prej 5% në fundjavë, si rrjedhojë e efektit domino të krijuar nga tërmeti japonez dhe kriza në vendet arabe.

”Kemi fituar një betejë të madhe. Sot ne fituam 6 miliardë euro dhe kjo sepse përpjekjet tona në dhjetë muajt e fundit janë njohur nga BE”, deklaroi kryeministri Jorgos Papandreu, duke folur nga Brukseli.

Norma e interesit të kredisë helene u ul nga me 1%, në 4,2%, ndërsa periudha e pagimit u zgjat me 3 vjet, pjesërisht edhe si shpërblim për përmirësimin e gjendje ekonomike në buxhetin grek.

Në maj 2010, Greqia pranoi një borxh masiv prej 110 miliardë eurosh nga BE, pasi defiçiti i lartë buxhetor i kishte lënë arkat e shtetit të boshatisura.

Masat drastike si dhe shkurtimet e mëdha nga puna kanë ngjallur protesta të shumta në Greqi, por duket se më në fund po japin rezultat.

Zhvillimi ekonomik pësoi një rënie rekord prej 4,5% në 2010-n, ndërsa pritjet që regresi të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA