Xhafa & Meta ndalin Flamurtarin

13/03/2011 17:30

Fjodor Xhafa me golin e tij dhe Grindenc Meta me gjykimin e tij kanë ndalur Flamurtarin në Ballsh.

Kryesuesit e Superligës janë mundur 1-0 nga Bylisi, duke humbur dhe shansin për të thelluar diferencën e pikëve me vendin e dytë Skënderbeu, që barazoi një ditë më parë ne Kavajë.
 
Dihej që fusha ballshiote do të ishte e vështirë për vlonjatët, por ai që ndikoi më shumë ishte arbitri i ndeshjes Grindenc Meta i cili favorizoi lojën e dhunshme të vendasve, duke mos vënë asnjëherë në funksion autoritetin e tij si gjyqtar.
 
Atëherë kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në paqe përsa i përket rezultatit, Fjodor Xhafa mposhti Moçkën në minutën e 89.

Ky rezultat rihap garën për titullin kampion, pasi Flamutari kryesues mbetet në kuotën e 52 pikëve vetëm 3 pikë më shumë se Skënderbeu.         

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA