Larg qyteteve kryesore dhe sallave të mëdha, Edi Rama e ka vijuar turin e tij të takimeve me bazën, në qytetin e vogël të Kuçovës.
Qyteti ka qenë deri para pak kohësh një qytet naftëtarësh, ndaj Edi Rama prek çështjen e trafikut të dyshuar me naftën “Vergin”. Cështja ka dalë sërish në sipërfaqe, pas arrestimeve të urdhëruara nga prokuroria. Për Edi Ramën, korrupsioni i pushtetit mbetet gjithmonë një çështje aktuale.
“E patë bandën që grabit naftën duke çuar në oborrin e pushtetit të vjedhur të Saliut 70-80 milion euro nga paratë e shqiptarëve, të cilat fryjnë xhepat e kusarëve. Ndërkohë që ata që e mundësonin këtë grabitje dhe u hapnin shtigjet e kësaj kontrabande janë në tryezën e qeverisë, e cila në fakt nuk është qeveria e Shqipërisë, por pushteti i kusarisë. E vetmja rrugë për të dalë nga varfëria, e vetmja rrugë për ta ndalur marshimin e papunësisë, e vetmja rrugë për t’i dhënë fund grabitjeve të qeverisë është Partia Socialiste”, tha kreu i PS-së, Edi Rama.
Kuçova, përvec Bashkisë Kuvovë, ka edhe 2 komuna, Kozarë dhe Perondi. Në zgjedhjet lokale të 2007-s, në të tre këto njësi të qeverisjes vendore fituan kandidatët e mbështetur nga koalicioni i majtë PS-LSI.
Top Channel