Kontrabanda, 3 në pranga

13/03/2011 18:55

Policia e Tiranës arrestoi paraditen e së dielës një doganier, një biznesmen si edhe një administrator firme, nën akuzën e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore si edhe kontrabandës me mallra të tjera.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini sqaroi se, arrestimi i tyre u krye pasi gjatë proçedurave të importimit të një kontenieri me konfeksione nga shteti i Kinës, dyshohet se kanë kaluar kontrabandë nëpërmjet Doganës së Tiranës, më tepër se 40 përqind të mallit.

Në cilësinë e provës materiale, policia bllokoi të gjithë kontenierin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA